Rreth nesh

DIKUR DHE SOT

Ndërmarrja “NURA” është themeluar në vitin 1968 nga z. Nuredin Musahu. “NURA” Veprimtarinë e vet e nisi në territorin e Kosovës, përkatësisht në fshatin Pozharan të komunës së Vitisë, si punëtori private zejtare për prodhimin e produkteve nga druri, edhe atë me emërtimin “Presheva”. Kjo ndërmarrje, veprimtarinë e vet e nisi në Kosovë për shkak të profitabilitetit më të mirë. Deri në vitin 1972, Ndërmarrja funksionoi me këtë emërtim, dhe gjatë kësaj periudhe kohore gëzoi autoritet dhe imazh, si dhe nisi të bënte historikun e vet. Në vitin 1972 ndërroi selinë dhe emërtimin. Ndërmarrja emërtohet “KOSOVA” dhe zhvendoset në Preshevë, dhe si e tillë vepron deri në vitin 1990, duke përfituar tregun e komunës së Preshevës, të Bujanocit, të Gjilanit, të Kumanovës, e më gjerë.

EVULIMI I KOMPANISË
Që nga viti 1992, ndërmarrja “NURA” vendoset në rrugën 15 Nëntori në Preshevë, me një hapësirë punuese prej 250 m2, hapësira kjo, e cila nisi të zgjerohej edhe më tutje. Kështu, në vitin 1996 nga 250 m2 u zgjerua në 500 m2. Në saje të veprimtarisë stabile, angazhimit serioz, dhe kualitetit të lartë të prodhimeve, ndërmarrja rriti veprimtarinë e saj, dhe zgjeroi programin prodhues.
HAPËSIRA PUNUESE
Në prill të vitit 2004, Ndërmarrja “NURA” rriti edhe më tutje hapësirën e saj punuese. Nga 500 m2 sa kishte në disponim, u zgjerua në 2000 m2, dhe nisi një vijë të re të prodhimit të dyerve dhe të dritareve nga plastika dhe alumini, si dhe prodhimin e kuzhinave bashkëkohore. Duke ecur me trendët e kohës, Ndërmarrja “NURA” në vitin 2011, edhe më tutje zgjerohet, dhe nga 2000 m2 sa kishte në disponim të hapësirës punuese, nga ky vit krijoi hapësirë punuese prej 4000 m2. HAPËSIRA PUNUESE Sot, ndërmarrja “NURA” me prodhime të veta pos në tregun e brendshëm është prezent edhe në tregun e jashtëm, si, në Zvicër, Belgjikë, Austri, e Gjermani.
HAPËSIRA PUNUESE
Sot, ndërmarrja “NURA” me prodhime të veta pos në tregun e brendshëm është prezent edhe në tregun e jashtëm, si, në Zvicër, Belgjikë, Austri, e Gjermani.

Na kontakto

NDAJ IDETË TUAJA
ME STAFIN TONË